Mbrojtësi krahu i kombëtares franceze dhe Bayern Munich Benjamin Pavard mund të ndryshojë klub në fund të këtij sezoni.
Sipas gazetarëve të Fichajes, PSG është e interesuar për shërbimet e francezit. Kontrata aktuale mes Pavardit dhe Bayernit skadon në fund të sezonit 2023/2024.
Ekspertët e Transfermarkt vlerësojnë vlerën e 26-vjeçarit francez në 35 milionë euro.
Në sezonin aktual të Bundesligës gjermane, Pavard ka zhvilluar 22 ndeshje, në të cilat ka shënuar tre gola dhe një asistim.