Duket se Sevija nuk po arrin të dalë dot nga kriza e rezultateve në La Liga, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.
Pas Julien Lopetegit, kësaj radhe klubi spanjoll ka shkarkuar nga detyra e trajnerit edhe Horge Sampaolin.
Argjentinasi nuk ka arritur të bindë në rezultate, edhe pse ka arritur ta kualifikojë skuadrën deri në fazën çerekfinale të Ligës së Europës.
Vendin e tij pritet ta marrë Hoze Luis Mendilibar, i cili do të zyrtarizohet në orët në vijim.