Bayerni në “panik” para Dortmundit

Futboll

Bayerni në “panik” para Dortmundit

Më: 21 mars 2023 Në ora: 11:24
Bayerni

Xhamal Musiala nuk do të jetë i disponueshëm në dy testet e “pancerave”, konkretisht ndaj Perusë dhe Belgjikës, si rezultat i dëmtimit në kofshën e këmbës së djathtë.

Njoftimi është bërë i ditur nga trajneri i Gjermanisë, Hanasi Flik, i cili ka sinjalizuar largimin e 20-vjeçarit nga kampi stërvitor ku ata po përgatiten në Frankfurt.

“Të gjithë shpresonim ta shikonim Musialën të gatshëm për të dhënë kontributin me ngjyrat e përfaqësueses, ndonëse lëndimi i pengoi.

I uroj Xhamalit shërim sa më të shpejtë dhe të jetë në dispozicion për klubin ku aktivizohet, pasi rëndësia e tij në fushë ka rol kyç”, përfundoi deklaratën tekniku i kampionëve të 4-fishë në spektrin e Botërorëve.

HIPOTEZA- Problemi në fjalë ka hedhur aludimet e para se ai me shumë gjasa do ta shikojë “Klasiken” e Gjermanisë BajernDormtund nga tribuna nga të dhënat e skanimit “MRI”.

Ende nuk ka njoftim zyrtar mbi shkallën e dëmtimit, megjithatë “Sport 1” ka pohuar se rikthimi i Xhamalit në fushën e blertë do të jetë i mundshëm vetëm në takimin ndaj Mançester Sitit, i planifikuar më 11 prill në transfertë, e vlefshme në kuadrin e Championsit, faza çerekfinale.

Futbollisti me numër “42” te Bajerni ka formuar një dyshe të pazëvendësueshme në Mynih me ÇupoMoting.

Në 35 prezenca me ngjyrat e rekordmenëve, 20-vjeçari ka finalizuar 15 gola dhe ka kontribuuar me 12 asiste. Statistika interesante nëse marrim në konsideratë moshën dhe pozitën si mesfushor i avancuar.

Vlen të theksohet se Musiala ka rezultuar ogur pozitiv në sfidat ndaj verdhe injve, e përkthyer me 4 fitore dhe 1 barazim kur ai ka luajtur ndaj rivalëve më të mëdhenj brenda Gjermanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat