Mesatarisht një pikë për ndeshje në këtë 2023 dhe humbjet në 4 nga pesë transfertat e fundit janë një tregues i ecurisë së dobët të Milanit që rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions-in e sezonit të ardhshëm nëse nuk ndryshon diçka.
Në këtë aspekt, ndalesa e kombëtareve vjen si me porosi për Stefano Piolin, i cili ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin e klubit.
"Tepër negativ dhe kur një skuadër e zhvillon ndeshjen në atë mënyrë vështirë që të marrë fitoren.
Nuk ishim as të saktë, as të vëmendshëm dhe siç e kam thënë fajet i kam të gjitha unë.
Jam i zhgënjyer, sepse kemi punuar shumë më mirë sesa e tregojnë rezultatet e arritura.
Jam i shqetësuar dhe duhet të shfrytëzojmë ndalesën për të rritur nivelin", - Pioli.