Trajneri zikaltër i ka dhënë disa ditë pushim ekipit

Futboll

Trajneri zikaltër i ka dhënë disa ditë pushim ekipit

Më: 21 mars 2023 Në ora: 12:00
Interi

Pas humbjes ndaj Juventusit, Inzagi e di mirë se duhet të rikuperojë menjëherë skuadrën, edhe pse nuk do të jetë e lehtë për të duke qenë se kjo periudhë dyjavore përkon me pauzën e kombëtareve.

Me një pjesë të konsiderueshme të lojtarëve të tij të thirrur për të qenë pjesë e kombëtareve respektive nga Lautaro e Barela e deri tek Asllani,

Trajneri zikaltër i ka dhënë disa ditë pushim ekipit, me stërvitjen që do të nisë vetëm të mërkurën pasdite në Apiano Xhentile.

Deri në sfidën me Fiorentinën më 1 prill, Interi shpreson të rikuperojë Gosensin, Dimarkon e Shkriniarin, me këtë të fundit që gjithsesi është bërë pjesë e kombëtares sllovake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat