Milot Rashica nuk e ka ndërmend të largohet nga Galatasaray.
Ylli ynë është huazuar në klubin turk për një sezon nga Norwich City, por ai nuk po mendon të rikthehet në Angli.
Madje, përfaqësuesi ynë e sheh veten duke luajtur në Turqi edhe për një kohë të gjatë dhe të lërë gjurmë në klubin Verdhekuq.
“Dua të qëndroj në Galatasaray për disa vite dhe të bëhem njëri prej legjendave të klubit”, thotë futbollisti vushtrrias, i cili shënoi në ndeshje me Konyan.
Rashica është duke e kaluar një periudhë të shkëlqyeshme në Galatasaray dhe është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm, pas një fillimi të vështirë të cilin e pati.