Fatal për Realin

Futboll

Fatal për Realin

Më: 21 mars 2023 Në ora: 12:43
Kessie

As syri i Levandovskit për golat, as pritjet e Ter Stegenit, as soliditeti i Arauhos nuk kanë qenë më shumë problematike për

Mesfushori i ardhur në verën e kaluar nga Milani ka qenë heroi i Barçës në dy “Klasiket” e fundit në Kupën e Mbretit në “Bernabeu” dhe La Liga të dielën në mbrëmje në “Camp Nou”.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është bërë xhelati i Realit dhe makthi i Ançelotit. Në ndeshjen e Kupës, e cila përfundoi 0-1, goli i Barcelonës erdhi nga një goditje e Kesit, e që përfundoi në rrjetë me devijimin e Militaos.

Në fillim arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje, por VAR-i e konsideroi të vlefshëm.

Të dielën e kaluar, Xavi meditoi deri në momentin e fundit nëse do t’ia jepte vendin e titullarit Serxhi Robertos apo mesfushorit nga Bregu i Fildishtë. Në fund ai vendosi për katalanasin.

Kesi nuk hyri në fushë deri në minutën e 77-të, por mjaftoi me një çerek ore për t’u bërë idhulli i mbrëmjes për katalanasit.

Në kundërsulm dhe me Realin e Madridit të përqendruar ndaj sulmit, ai shtyu në rrjetë një asist nga Balde. Kesi ndoshta do ta mbajë mend gjatë këtë gol, sepse mund t’i ketë dhënë një gjysmë titulli Barcelonës.

Por ai do të kërkojë sërish të bëjë protagonistin ndaj Realit, këtë herë pas dy javësh në takimin e kthimit në Kupën e Mbretit në “Camp Nou”. Vetë lojtari, duke folur për mediat spanjolle, e ka etiketuar si mjaft të rëndësishëm golin ndaj Madridit.

“Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur njëkohësisht. Kjo ishte një fitore që i bën mirë skuadrës, qytetit dhe të gjithëve.

Personalisht jam shumë i lumtur që kanë shënuar golin e fitores. Ky është një gol shumë i rëndësishëm për mua.

Siç e kam thënë, çdo lojtar është i lumtur që luan një “Klasike”.

Kjo bëhet akoma më e bukur kur shënon, siç është dhe rasti im, që shënova golin numër 3 mijë të Barcelonës në La Liga. Ky është një gol që do të mbetet në histori.

Ka qenë një ndjesi e jashtëzakonshme. Të shënosh përpara 95 mijë tifozëve është diçka që nuk të ndodh çdo ditë”, ka thënë Frank Kessie.

Ai gjithashtu ka kujtuar se skuadra nuk ka vuajtur shumë kundër Realit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat