Harry Kane gjatë merkatos së verës mund të ndryshojë skuadër.
Manchester United është kërkimi i një sulmuesi e pa dyshim Kane pritet të jetë objektivi kryesor.
President i Spursa-ve, Daniel Levy nuk do ta lejojë largimin e kapitenit të “Tre Luanëve” pa përfituar shumën e duhur.
“Tottenham kërkon 100 milionë funte të gjitha “cash” për të shqyrtuar shitjen e Harry Kane këtë verë”, ka raportuar ekskluzivisht gazeta britanike “Times”.
Edhe pse lojtarë si Victor Osimhen, nga Napoli, apo Benjamin Sesko, nga RB Salzburg, dominojnë listën e alternativave për United, sulmuesi anglez është ende opsioni i parë.