Kombëtarja e Zvicrës ka filluar stërvitjet në prag të fillimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
Të hënën, skuadra u mblodh në qendrën stërvitore nën urdhrat e trajnerit Murat Yakin në ora 11:00, por kapiteni Granit Xhaka u vonua dhe u paraqit pak para orës 13:00.
Xhaka erdhi me një Lamborghini dhe me t’u futur në fushë, u ngacmua nga shoku i skuadrës Breel Embolo duke thënë: “Kjo duhet të të kushtojë diçka”, por e menjëhershme ishte përgjigjja e Xhakës.
“As ju nuk jeni më i mirë se unë në këtë aspekt", - tha mes tjerash Xhaka.
Të premten pasdite kombëtarja e Zvicrës do të fluturojë drejt Serbisë, ku të shtunën do të zhvillohet ndeshja kualifikuese ndaj Bjellorusisë.