Frikë për trazira në Napoli!
Alarm për sigurinë në Napoli për ndeshjen kualifikuese të “Euro 2024” mes Italisë dhe Anglisë ditën e enjte.
Pas përplasjeve të dhunshme të tifozerive në vigjilje të ndeshjes së Ligës së Kampioneve Napoli-Aintraht Frankfurt, niveli i vigjilencës së autoriteteve italiane është maksimal, ndërsa pritet që në Napoli të udhëtojnë të paktën 2 mijë tifozë anglezë.
Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë, ndërsa edhe një ndeshje miqësore mes ultrasve të Italisë dhe Anglisë, që ishte parashikuar për ditën e enjte përpara sfidës mes dy kombëtareve, është anuluar për arsye sigurie pasi organizatorët kanë marrë kërcënime serioze për dhunë nga ana e një grupi lokal tifozësh.