Vetëm një vit do të zgjasë aventura e Renan Lodi te Nottingham Forest.
Klubi që këtë vit u rikthye në Premier League pas 23 vitesh nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së lojtarit nga Atletico Madrid.
Kartoni i brazilianit vlerësohet 30 mln euro nga spanjollët. Me anglezët në total Lodi ka zhvilluar 19 paraqitje, por duket se nuk e kanë bindur klubin 2-here kampion të Champions League.
Në këto kushte Atletico duhet ta sistemojë në një klub tjetër mbrojtësin e krahut të majtë, për të cilin kanë shpenzuar 20 milionë euro për ta blerë nga brazilianët e Athletico Paranaense.