Portieri i Istogut, Egzon Lekaj, është operuar me sukses.
Lajmi bëhet i ditur edhe në faqen e klubit të istogut, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
“Portieri i FC Istogut Egzon Lekaj është operuar me sukses sot, pas një frakture (thyerje) në dorë në ndeshjen e fundit kundër Rilindjes 1974.
Lekaj do të mungoj disa javë në portën e Istogut, por e rëndësishme që operimi ka pasur suksese, dhe që të kthehet edhe me i fuqishëm.
Klubi i dëshiron shëndet e suksese Egzonit!”, njofton FC Istogu.