Napoli tashmë i ka vënë një çmim sulmuesit nigerian, që po kërkohet nga klubet më të mëdha në Evropë.
Presidenti De Laurnetiis do ta lejonte shitjen e “yllit” të sulmit për 150 milionë stërlina.
Chelsea dhe Manchester United janë skuadrat më të interesuara për shërbimet e për Victor Osimhen.
Bëhet fjalë për një nga sulmuesit më të fortë në qarkullim, i cili ka arritur të shënojë 25 gola në këtë sezon për ekipin e drejtuar nga Spalletti, që e kryeson bindshëm Serinë A me 19 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.
Drejtuesit e Napolit janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat, por vetëm për shumë e kërkuar nga De Laurentiis.
Ekipi italian nuk është nën presion për ta shitur “asetin” e çmuar, i cili ka kontratë deri në vitin 2025.
De Laurentiis nuk është i interesuar të ulet në tryezë me ndonjë klub që ofron një qindarkë më pak se çmimi i kërkuar prej 150 milionë stërlinash.
Osimhen thuhet se do të ishte më i interesuar t’i bashkohej Man. United, por çmimi i lartë mund të bëhet pengesë e pakalueshme.