Pavarësisht se luan për kampionin evropian dhe njërës prej skuadrave më të mëdha në histori të futbollit, Dani Ceballos ka habitur me klubin e tij të preferuar.
Mesfushori i Real Madridit ka treguar se është tifoz i flaktë i skuadrës së Real Betisit.
Ceballos tha se e përcjell çdo ndeshje të Betisit, dhe se do të ishte tejet i lumtur nëse skuadra e Sevillas bie nga La Liga.
“Jam tejet krenarë të them që jam një tifoz tejet i madh i Real Betisit. Unë i përcjelli të gjitha ndeshjet e tyre dhe jam një super tifoz”, tha Ceballos.
“Dhe nëse Sevilla bie nga La Liga, unë do të jem tejet i lumtur”, shtoi më tej Ceballos.