Mbrojtësi veteran spanjoll Sergio Ramos nuk ka dëshirë të largohet nga Parisi.
36-vjecari ka bërë me dije se dëshiron të rinovojë edhe me një vit kontratën me PSG, e cila skadon në fund të këtij sezoni.
Duket se të dyja palët, edhe klubi, ka dëshirë të mbajë edher për një vit veteranin, 2 gola në 36 ndeshje me PSG. Gjithsesi, rinovimi do të ketë mjaft modifikime në kontratë, përfshi edhe rrogën e mbrojtësit.
Sipas “Marca”, ulja e ndjeshme e rrogës së Sergio Ramos është kushti kryesor, në mos i vetëm që PSG i ka vënë futbollistit.
Për këtë arsye, pritet që brenda disa javëve, palët të ulen e diskutojnë për të ardhmen e tyre.