Federata merr vendimin drastik për gjyqtarin!
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në kategorinë e dytë të futbollit në Egjipt në sfidën midis Suez dhe Al-Nasr, ku gjyqtari përdori telefonin e një spektatori për të anuluar një gol.
Kjo erdhi si pasojë e pamundësisë të përdorimit të VAR-it dhe për këtë arsye gjyqtarit iu ndesh ndihma e tifozit.
Kjo gjë nuk ka kaluar pa u parë nga ana e Federatës së Futbollit të Egjiptit, e cila mori një vendim drastik për arbitrin Mohamed Faruk, duke e pezulluar për një kohë të pacaktuar dhe gjithashtu duke hapur një investigim rreth kësaj ngjarje.