Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka insistuar se Lionel Messi ka kontroll të plotë mbi të ardhmen e tij ndërkombëtare.
Messi zbuloi pas finales së Kupës së Botës 2022 se ai do të vazhdonte të luante për “Albiceleste” pas spekulimeve se ai mund të varte këpucët e tij ndërkombëtare në moshën 35-vjeçare.
Scaloni gjithashtu ka lënë derën e hapur që superylli i Paris Saint-Germainit të jetë pjesë e skuadrës së tij në Botërorin e ardhshëm në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara pas katër vjetësh.
Trajneri i Argjentinës do t’i lërë plotësisht Messit çdo vendim që merre për pension.
“Messi do të vazhdojë të vijë derisa të thotë të kundërtën.
E shoh të lumtur në fushë dhe brenda përzgjedhjes”, tha Scaloni në një konferencë për shtyp.
“Leo më duket mirë.
Ai e meriton gjithë atë dashuri.
Ai dhe të gjithë lojtarët që janë këtu meritojnë të dalin dhe ta marrin atë dashuri sepse nuk kanë mundur ta jetojnë atë”, shtoi ai.