Guardiola në panik

Futboll

Guardiola në panik

Më: 22 mars 2023 Në ora: 20:39
Guardiola e Haaland

Erling Haaland është detyruar të braktisë grumbullimin me Kombëtaren.

Sulmuesi i njohur ishte gati të jepte kontributin e tij te skuadra e Norvegjisë për takimet e eliminatoreve të Euro 2024 ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Goleadori i Manchester City po përballet me probleme fizike në ijë. Frenimi i 22-vjeçarit ka shkaktuar panik edhe te kampionët e Anglisë. Manchester City e pret një përballje e zjarrtë në Premier League.

Skuadra e Pep Guardiolës sfidon Liverpoolin në “Etihad Stadium” (1 prill).

City po lufton me Arsenalin për fitimin e titullit kampion.

Gunners kryesojnë pas javës së 28-të me 8 pikë mbi kampionët në fuqi, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak se rivalët.

Haaland po thyen rekord pas rekordi në sezonin e tij të parë me skuadrën nga Manchesteri. Norvegjezi numëron 28 gola në kampionat dhe 42 në total në të gjithë kompeticionet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat