Duke folur për largimin e tij të papritur nga Man United në nëntor, Cristiano Ronaldo tha:
“Kur jemi në majë të malit, shpesh nuk shohim se çfarë ka poshtë.
“Kam kaluar një fazë të keqe të karrierës sime, nuk e kam problem ta pranoj këtë.
Por jeta vazhdon. Kuptova se cilët janë miqtë e vërtetë në atë moment të vështirë.
“Siç thashë, kalova një fazë të keqe në karrierën time ndoshta për herë të parë.
Tani jam më i përgatitur dhe ky mësim ishte i rëndësishëm, ndihem sikur jam një njeri më i mirë.”
Ronaldo në thelb e detyroi Unitedin të binte dakord për një ndërprerje të kontratës pas intervistës së tij me Piers Morgan.
38-vjeçari që atëherë i është bashkuar klubit të Arabisë Saudite Al Nassr dhe aktualisht është i përfshirë me ekipin kombëtar të Portugalisë për kualifikimet e tyre për Euro 2024..