Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot e ka mbajtur stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Izraelit.
‘Dardanët’ të shtunën mbrëma luajnë në udhëtim tek Izraeli, në sfidën e parë kualifikuese për EURO 2024.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se Kosova sot ka mbajtur stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Izrael.
Kosova është para sfidës së vështirë, ku synon pikë në Tel Aviv.