Ish-portieri francez Fabien Barthez, kampion bote me kombëtaren e vendit të tij, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Gianluigi Donnarumma, portieri i PSG dhe kombëtares “azzurre”. Sipas Barthez, portieri Italian është shumë i gjatë dhe ka fdisa mangësi në aspektin teknik, duke mos ofruar garanci.
“Vitet e fundit, trajnerët rpeferojnë portierë të gjatë, pasi mbulojnë më shumë hapësirë në portë.
Nuk kam asgjë kundër tyre, pasi Courtois, që është më i miri në botë, është gati 2 metra i gjatë.
Por portierët e shkurtër, apo mesatarë, janë më të shkathët”, tha Barthez.
“Donnarumma i dogji shanset për të qenë i madh në ndeshjet ndaj Bayern. Goli që pësoi nga Coman tregoi defektet e tij, për shkak të gjatësisë.
Duhej ta kishte larguar topin me këmbë e jo me dorë. Një portier më i shkurtër, me më shumë instikt e teknikë, do ta kishte pritur atë top”, tha Barthez.