Gjykata Themelore e Prishtinës është duke e mbajtur seancën për caktimin e masës së sigurisë për Agim Ademin.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës u shoqërua sot me autoambulancë në gjykatë.
Raportohet se Prokurori i Shtetit e ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj ndaj Agim Ademit.
Ademi është dërguar dje në mbajtje për 48 orë, por që nga dje ka qenë i shtrirë në spital duke kryer teste dhe ekzaminime mjekësore.