Chelsea është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.
Sipas ‘Calciomercato’, një nga objektivat kryesore të londinezëve është produkti i akademisë së tyre Tammy Abraham, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës italiane, AS Roma.
Chelsea thuhet se e ka opsionin e rikthimit të Abrahma në vlerë prej 80 milionë eurosh.
Sulmuesi anglez siç raportohet, është i prirur për t’u rikthyer në ‘Stamford Bridge’.
Madje, Chelsea është e gatshme të ofrojë Romelu Lukakun, i cili po luan në formë huazimi tek Interi në shkëmbim të Abraham..