Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të ndeshet me Maltën për kualifikueset në Kampionatin Evropian, që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.
Një nga futbollistët më të mirë, Enis Bardhi, para ndeshjes me Maltën, thotë se ambiciet janë sërish të larta, edhe pse grupi është shumë i vështirë.
“Është shumë e rëndësishme për ne që të fillojmë me fitore sepse synimi ynë në këtë grup të vështirë është të arrijmë një renditje sa më të lartë.
E dimë që mund të luajmë kundër të gjitha kombëtareve, por në çdo ndeshje duhet të luajmë sa më mirë”, tha Bardhi.
Ndeshja do të luhet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, nga ora 20:45.