Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka thënë se ndeshja me Anglinë, do të jetë një sfidë magjepse.
Italia dhe Anglia do të ndeshen sonte në ‘Diego Maradona’ të Napolit, në ndeshje e parë kualifikuese për Evropianin 2024.
Tekniku i ‘Azurrëve’, thotë së është bukur të luash një ndeshje të nivelit të tillë, dhe sipas Mancinit, kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për skuadrën e tij.
“Një sfidë magjepse. Të luash ndeshje të këtij niveli është e bukur dhe e rëndësishme”, tha ai për mediet italiane, raporton RTKLive.com.
“Tashmë duket si një ndeshje miqësore, pasi kemi luajtur disa herë brenda dy viteve, po bëhet një ndeshje klasike”, theksoi Mancini.
Ndeshja Itali-Angli fillon në orën 20:45.