Shqipëria do të përballet ndaj Polonisë në transfertën e së hënës.
Kuqezinjtë kanë arritur të barazojnë me këtë Kombëtare në një përballje direkte jashtë shtëpisë në eliminatoret e Botërorit 1986.
Për të folur mbi këtë takim të historisë, por edhe për atë që na pret në ndeshjen e së hënës,
Perlat Musta, ish portier, tha: “Portierëve u mungojnë minutat, por me aq eksperiencë sa kanë, nuk do ta kenë problem, më veçanërisht Berisha.
Ky është ekip i ri dhe është shumë shpejt për të folur, duhet ta shohim.
Ndryshimi i trajnerëve sjell energji të re në ekip, bëjnë më të mirën e tyre, çdo futbollist. Kemi barazuar 2-2 në Poloninë në Mielec, në eliminatoret e Botërorit 1986.
Polonia vinte si e treta e Botës në kampionat më para, kishte lojtarë shumë të mirë atëherë. Ne kemi lojtarë premtues, shumë të mirë, por Silvinjo do kohën e tij që të përshtatet me ekipin dhe ekipi të përshtatet me të. Unë pres rezultat pozitiv në këtë ndeshje të parë me Poloninë.
Jasir Asanin e njoh, ka treguar nivel të lartë gjithmonë, mund të ishte më para në Kombëtare, por tani është rritur shumë”.