Danimarka e ka filluar me këmbë të mbarë në stadiumin “Parken” në Copenhagen.
Danezët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Finlandës.
Ndeshje u përcoll nga 35.851 shikues.
Trim i ndeshjes është Rasmus Hojlund duke shënuar het-trik.
Për danezët shënoi futbollisti Hojlund (21', 82', e 90+3') dhe për Finlandën realizoi Antman (53’).
Danimarka e nisi me tre pikë në Grupin H të kualifikueseve në Kampionatin Evropian.