Bosnja dhe Hercegovina e ka mposhtur me rezultat 3:0 Islandën në ndeshjen e parë të grupit J të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Selektori i Bosnjës Faruk Haxhibegiç është i kënaqur me lojën e djelmoshave të tij.
"Faleminderit për urimet, mendoj se fitorja ishte e merituar.
Ne i mundëm sepse i studiuam me detaje përmes videos.
Secilit lojtar i dhamë udhëzime të hollësishme.
Na shkaktuan shumë probleme, në fund ishin të rrezikshëm, por vendosi cilësia e ekipit tonë”, tha Haxhibegiç.