Milani gjen zëvëndësimin

Futboll

Milani gjen zëvëndësimin

Më: 24 mars 2023 Në ora: 11:13
Maldini

Skuadra e Milanit po vëzhgon me kujdes mesfushorin serb Marko Grujiç, që luan në Portugali me skuadrën e Porto-s.

26-vjeçari, që luan prej tri sezonesh në Portugali, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve “kuqezinj”, që janë gati ta sjellin në Milano.

Grujiç ka një kontratë deri në vitin 2026 me skuadrën portugeze, por mund të largohet për shumën e 10 milionë eurove. Lajmin e konfirmon e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport ”, që shton se serbi konsiderohet si pasardhësi i Kesit te skuadra “kuqezi”.

Jo vetëm kaq, por kontaktet e para mes “kuqezinjve” dhe menaxherit të lojtarit kanë nisur, që është shprehur i gatshëm të vijë në Serie A. Tani për Maldini dhe klubin “kuqezi” do të nisin bisedimet me skuadrën e Porto, për të mbyllur marrëveshjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat