Barça hedh sytë nga Monaco që të përforcojë linjën e djathtë të mbrojtjes.
Gazeta katalanase, “Sport”, shkruan se drejtuesit e klubit nga La Liga kanë në listën e tyre brazilianin e Monacos,
Vanderson de Oliveira.
Kryesuesit e kampionatit spanjoll e tentuan 21-vjeçarin edhe në merkaton e verës, por klubi nga Principata kërkoi 60 milionë euro për transferimin e tij.
Barcelona u dorëzua në atë moment, por pritet të bëjë një tjetër sulm në dritaren e radhës së merkatos.
Në kampin katalanas po mendojnë për formulën e ofertës, për shkak të situatës së vështirë financiare që po kalojnë.