“U kualifikuam nga faza e grupeve dhe në vend që të gëzoheshim, befas filluam të grindemi për këtë bonus.
Ju keni kaq, të tjerët aq.
Por ne u grindëm aq shumë sa disa lojtarë nuk folën me njëri-tjetrin”, ishin fjalët e portierit Skorupski, duke zbuluar prapaskenat para ndeshjes së 1/8-ave të finaleve të Botërorit të Katarit, kundër Francës.
Pas eliminimit shumë gjëra ndryshuan te kombëtarja polake, madje erdhi edhe një trajner i ri, por me shtypin ende nuk kishte një përballje.
Gjatë kësaj javë kjo gjë u shmang nga federata, duke lënë në heshtje shtypin deri në momentin e konferencës për shtyp të trajnerit dhe kapitenit Levandovski, që u zhvillua gjatë ditës së djeshme, përpara ndeshjes me Çekinë që polakët do të luajnë sot në transfertë.
Situata këtë javë nuk ka qenë edhe aq e mirë mes lojtarëve në grumbullimin e Fernando Santosit, teksa bonusin prej 7.8 milionë eurosh që qeveria premtoi për kalimin e turit.
Duke folur para mediave, kapiteni polak Robert Levandovski u ka kërkuar falje tifozëve për skandalin e bonusit:
Dua t’u kërkoj falje tifozëve që nuk ndaluam ato ngjarje që u kthyen në “skandalin e bonusit”.
Ky rast nuk ka qenë serioz dhe real për ne që në fillim. Kishim disa mundësi për ta mbyllur çështjen, por nuk e bëmë atë. Tani duhet të fokusohemi në atë që na pret përpara dhe te synimet tona. Është një etapë e re.
Secili grup ka vështirësitë e veta dhe ju duhet t’i përballoni ato. Gjëja më e rëndësishme është që ne si ekip të shkojmë në të njëjtin drejtim.
Unë besoj në ekipin tonë. Tani mund të përqendrohemi te ndeshja me Çekinë dhe futbollin e bukur që duam të bëjmë”, deklaroi Leva.