Humbja e pësuar përballë Anglisë nuk është pritur mirë nga mediat italiane, një disfatë që ndërlikon menjëherë rrugëtimin e “axurrëve” në “Euro2024”.
“Pak Itali”, shkruan “La Gazzata dello Sport” në faqen e parë.
“Dy Itali”, ishte titulli i përzgjedhur nga “Corriere”.
Atmosfera është shumë ndryshe në Angli, mediat festojnë për këtë sukses historik, një fitore në Itali i mungonte prej 62 vitesh. Sigurisht që imazhi kryesor ishte kapiteni Harry Kane..
“Krenaria e Anglisë”, ishte titulli kryesor i “Daily Mail”. “Mbreti Kane”, shkruan “Mirror”.