Ish-mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka mbrojtur nderin e klubit katalanas pas përfshirjes në skandalin e pagesave për gjyqtarët.
Iniesta, i cili luajti për 14 sezone me klubin “blaugrana” është shprehur i bindur gjatë një interviste për “RAC 1” se Barça nuk ka blerë kurrë ndonjë gjyqtar apo të ketë kërkuar favore prej tyre.
“Jam plotësisht i bindur se Barça nuk ka blerë asnjëherë asnjë arbitër.
Unë kurrë nuk kam parë apo dëgjuar ndonjë gjë të çuditshme”, tha ish-lojtari i Barçës në lidhje me polemikat për rastin “Negreira”.
Ineista ka vlerësuar dhe ecurinë e klubit në La Liga, duke theksuar se vetëm ajo mund ta humbasë titullin në Spanjë.
“E kanë gjithçka në dorën e tyre, por nuk duhet të relaksohen”, tha ai.