Holanda do ta nisë plot mungesa fushatën e saj kualifikuese për kampionatin europian të vitit 2024 kundër Francës.
Mungesat e detyruara për shkak dëmtimesh e helmimesh nga ushqimit e kanë cunguar grupin e “portokallinjve”.
Megjithatë, trajneri Ronald Kuman dhe kapiteni Virgjil van Dajk mbeten optimistë për takimin ndaj nënkampionëve të botës.
Për Kumanin kjo do të jetë ndeshja e parë si trajner në stolin e Holandës, teksa mori drejtimin e ekipit fill pas Botërorit në Katar kur Luis van Gal hapi krahun.
Bashkë me trajnerin e ri, Holanda do të ndryshojë dhe skemë, nga 3-5-2 e Van Galit në 4-3-3 të Kumanit.
Duke folur për takimin ndaj Francës, trajneri Kuman tha: “Do të do
ja që e gjithë skuadra të ishte e plotë, por ndodhin dhe të tilla situata si kjo me ushqimin. Gjithsesi, të gjithë lojtarët e tjerë janë gati dhe do të bëjnë më të mirën. Mendoj se me sistemin e ri kualifikues kemi më shumë shanse për të shkuar në Europian”.
Edhe kapiteni Van Dajk nuk e ka dramatizuar situatën me mungesat. “Jemi të qetë dhe optimistë për këtë sfidë.
Jemi stërvitur mjaft mirë, shoh që në skuadër mbizotëron entuziazmi dhe të gjithë janë të karikuar. Është e natyrshme kur vjen një trajner i ri”, tha Van Dajk.