Sfida e së hënës midis Polonisë dhe Shqipërisë në Varshavë do t’i besohet arbitrit slloven Slavko Vinçiç.
Emri i tij nuk është i panjohur për Kombëtaren shqiptare, duke parë që ai ishte pikërisht arbitri që vendosi drejtësi në sfidën Shqipëri-Francë në 2019, ku u përurua dhe stadiumi “Air Albania”.
Ndihmësit e tij do të jetë Tomas Klançnik dhe Andraz Kovaçi.
Vinçiç ka drejtuar shumë ndeshje të rëndësishme në rangun europian, me kulmin që e arriti vitin e kaluar në finalen e Ligës së Europës midis Aintrahtit të Frankfurtit dhe Rejnxhërsit.
Gjithashtu ai u bë pjesë e një skandali në vitin 2020, pasi u arrestua gabimisht nga policia në lidhje me prostitucion, por që u lirua menjëherë pasi ishte ngatërruar me një person tjetër.