Edin Xheko ka bërë një hap pas dhe ka pranuar të rinovojë qoftë edhe për një vit, transmetuan dy ditë më parë mediat italiane dhe boshnjaku e konfirmoi këtë edhe nga grumbullimi i kombëtares.
“Jam 37 vjeç dhe fakti që jam këtu duke konkurruar edhe në këtë moshë, do të thotë shumë për dëshirën time.
Shumë nga bashkëmoshatarët e mi janë gati të tërhiqen, por unë nuk kam ndërmend të largohem nga futbolli elitar dhe as nga kombëtarja.
Jam i gatshëm të luaj çdo tri ditë me klubin dhe nuk dua të ndalem këtu”, tha sulmuesi.