Julian Nagelsmann nuk është më trajneri i Bayernit, pavarësisht se 35-vjeçari ishte në garë për triumfin në kampionat dhe Champions League.
Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë zgjodhën t’i besonin stolin Thomas Tuchel në këtë moment vendimtar të sezonit.
Ndërkohë, 35-vjeçari ka admirues të shumtë dhe pushimet pritet të mos zgjasin për një kohë të gjatë për të.
Marrja e drejtimit të Tottenhamit është një mundësi konkrete.
Drejtuesit e klubit londinez e shohin si zëvendësuesin perfekt të Antonio Contes.
Por jo vetëm Tottenham. Emri i Nagelsmann lidhet edhe me Real Madrid. Carlo Ancelotti do të marrë me shumë mundësi drejtimin e kombëtares braziliane në fundin e sezonit.
Gjermani i talentuar cilësohet si një nga kandidatët kryesorë për të pasuar Ancelottin në pankinën e kampionëve të Spanjës dhe Europës.
Nagelsmann e ka pranuar gjithmonë se drejtimi i Realit do të ishte realizimi i një ëndrre të kahershme.
Emri i tij u lidh me stolin e “Los Blancos” edhe tri vite më parë, por ai refuzoi duke shpjeguar se nuk ishte gati për të hedhur hapin e madh.