Të shtunën në mbrëmje në orën 18:00, kombëtarja e Zvicrës do të takohet me Bjellorusinë në Novi Sad (Serbi) për të nisur ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Fqinji i Rusisë nuk lejohet të luajë në vendin e vet për shkak të luftës së agresionit rus, kështu që Serbia u zgjodh si një vend neutral.
Siç raporton “Sportschau”, UEFA mund të përjashtojë Bjellorusinë.
Kjo vjen nga një letër që iu dërgua UEFA-së nga më shumë se 100 anëtarë të Parlamentit të Bashkimit Evropian, të cilët kërkojnë të përjashtojnë Bjellorusinë për shkak se është në përkrahje të agresorit rus kundër Ukrainës.
Takimi i radhës i UEFA-s do të zhvillohet në Lisbonë më 4 prill.
A do të përjashtohet Bjellorusia nga futbolli, mbetet të shihet.
Në grupin I me Bjellorusinë bëjnë pjesë Zvicra, Izraeli, Kosova, Andorra, Rumania.