Flamurtari e ka shkarkuar trajnerin pas humbjes së fundit me Dinamon.
Vlonjatët nuk humbën kohë dhe firmosën menjëherë me Diego Longon.
Italiani e njeh futbollin në Shqipëri pasi ka eksperiencë të mëparshme në vendin tonë.
Por këtë herë duhet të marrë Flamurtarin për ta rikthyer në Superiore.
Jehona e këtij afrimi është bërë edhe në mediat italiane. “Tuttomercatoweb” i ka kushtuar një artikull mbërritjes së Diego Longos në vendin tonë.