Milani mendon që tani për sezonin e ardhshëm dhe për të qenë i sigurt që problemet e këtij edicioni me portën të mos përsëriten.
Dëmtimi i Majk Menja krijoi kaos te kuqezinjtë pasi Tatarushanu nuk jepte siguri për prapavijën gjatë mungesës së francezit.
Ndaj për këtë arsye, Milani ka nisur kërkimin për një portier cilësor i cili të jepte më shumë siguri dhe e ka gjetur atë.
Mediat italiane raportojnë se Marko Sportielo, prej shumë vitesh pjesë e klubeve si Atalanta dhe Fiorentina, është gati t’u bashkohet kuqezinjve.
Sportielo do të jetë lojtar i lirë këtë verë dhe Milani ka përfituar nga ky fakt për të gjetur shpejt një marrëveshje me 31-vjeçarin për katër vitet e ardhshme.
Kështu, porta do të jetë e blinduar edhe në rast se do të përsëritet ndonjë situatë e pakëndshme me Menja, pasi Sportielo ka treguar se është në gjendje që të tregojë vlerat e tij edhe kur ka kohë pa luajtur.