Tjetër lajm i keq për Xavi Hernandezin. Një ditë pasi Christensen u dëmtua me përfaqësuesen e tij, klubi i Barçës kreu testet mjekësore edhe për Frenkie de Jong, i cili u dëmtua në “El Clasico”, kundër Real të Madridit.
Sipas deklaratës zyrtare mjekësore, holandezi pësoi një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të këmbës së djathtë.
“Është i dëmtuar dhe në bazë të evolucionit të tij në ditët në vazhdim do të kuptohet edhe koha që do t’I duhet për t’u riaftësuar plotësisht,” – përfundon raporti mjekësor i Barcelonës.
Me dëmtimin që pësoi në “El Clasicos”, De Jong humbi edhe ndeshjet e para të Holandës për eliminatoret e Evropianit.