UEFA po mendon që së shpejti ta përjashtojë Bjellorusinë nga të gjitha garat evropiane, sipas lajmeve të fundit që kanë vërshuar mediat botërore.
Dihet se Kosova është në Grupin I me Bjellorusinë, Izraelin, Rumaninë, Zvicrën dhe Andorrën.
Konkretisht, në seancën e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s (4 prill) do të diskutohet për përjashtimin e mundshëm të Bjellorusisë nga gara, si dhe nga kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024.
“Federata Evropiane e Futbollit ka diskutuar për situatën në Bjellorusi për një kohë të gjatë dhe kjo do të ndodhë edhe në Komitetin e ardhshëm Ekzekutiv”, tha presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin.