Mali i Zi ka startuar me fitore në Grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Malazezët shënuan fitore në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj Bullgarisë, në takimin që u zhvillua në Razgrad.
Në minutën e 70-të, Krstoviq ka shënuar për fitoren e Malit të Zi.
Futbollist8i shqiptar, Sead Hakshabanoviq, anëtar i skuadrës skoceze Celtic, u paraqit titullar për Malin e Zi dhe u zëvendësua në minutën e 46-të.
Driton Camaj ka qëndruar në bankë dhe nuk u aktivizua asnjë minutë.