Në “Friends Arena” të Stokholmit, vendasit nordikë do të presin “gjigandët” e Belgjikës, në aktin e parë të rrugëtimin drejt Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.
Përsa i përket formacioneve tekniku suedez Janne Andersson ka vendosur të përdorë përballë “djajve” të Belgjikës formacionin 4-4-2.
Në portë është pozicionuar Olsen e para tij në mbrojtje Wahlqvist, Ekdal, Lindelof dhe Augustinsson.
Mesfusha me katër plotësohet nga Gustafson, Olsson, Svanberg e Forsberg, ndërsa sulmi i është besuar dyshes së Premier League, Kulusevski-Isak.
Në krahun tjetër, tekniku i “djajve” belg, Domenico Tedesco ka përzgjedhur në ndeshjen e tij debutuese formacionin 4-3-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar “gardiani” i Real Madrid, Thibaut Courtios.
Mbrojtja me katër është plotësuar nga Theatë, Vertonghen, Faes e Castagne, ndërsa “dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Carrasco, Onana, Kevin de Bruyne. Përsa i përket “tridentit” të sulmit, në të janë vendosur Leandro Trossard, Dodi Lukebakio e Romelu Lukaku.