Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar që zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës të mos ndikojnë në ndeshjet e Kosovës kundër Izraelit dhe Andorës.
Ky organizëm gjithashtu ka uruar që zhvillime të tilla të mos ndodhin.
"Iu urojmë fat dhe suksese djemve tanë në ndeshjen e nesërme ndaj Izraelit. KOK shpreson shumë që Kombëtarja do ta tejkalojë situatën e krijuar ditëve të fundit dhe të mos ketë ndikim në paraqitjen e tyre në dy dyja takimet.
Urojmë që shqetësime të tilla të krijuara ditëve të fundit me lojtarët dhe stafin, të cilët u bënë objekt i hetimeve të institucioneve relevante, të mos ndodhin më dhe lojtarët ta kenë qetësinë maksimale para ndeshjeve.
Besojmë se djemtë tanë do ta kenë motivin e duhur për të na bërë krenarë si gjithmonë. Forca Kosova!", ka shkruar KOK në faqen e vet në Facebook.