Samuel Iling Junior, është talenti që Allegri zbuloi këtë sezon në të rinjtë e Juventusit.
Ai e bëri debutimin e tij me fanellën bardhezi në ndeshjen kundër Empolit në Serie A.
Më pas, 19-vjeçari fitoi besimin e Allegrit dhe për disa minuta në takime të tjera për Juventusin.
Sulmuesi anglez tashmë është një nga dëshirat e disa prej klubeve të Premier League të cilave iu kanë bërë përshtypje paraqitjet e tij.
Siç raportojnë mediat italiane, klube si Manchester City, Chelsea dhe Newcastle United janë në vëzhgim të Iling Junior. Sulmuesi i Juventusit spikati dhe para dy ditësh në kualifikueset e europianit për U-20 duke shënuar një dopietë për Anglinë ndaj Gjermanisë.