Republika e Çekisë kockë e fortë për Poloninë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024 në futboll.
Çekët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Polonisë, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë.
Ndeshjen e përcollën 19.045 shikues.
Për çekët shënuan Krejci (1'), Cvancara (3'), Kuchta (64') dhe për polakët realizoi Szymanski (87').
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, me shokë, patën një mbrëmje të keqe.
Çekia është në grupin E me Poloninë, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.