Polonia e trajnerit Santos, pësoi një disfatë në ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit, teksa u mposht me rezultatin 3-1 nga Çekia.
Miqtë pësuan 2 gola në harkun kohor të 3 minutave, teksa si të mos mjaftonte kjo, në minutën e 9-të, humbën dhe një futbollist të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Kesh, që pësoi një dëmtim dhe u detyrua të largohej nga fusha e lojës.
Gjasat janë të mëdha që për shkak të këtij dëmtimi, futbollisti i Aston Vilës, të ketë humbur duelin e ditës së hënë ndaj Shqipërisë.
Kuqezinjtë e Silvinjos duhet të përfitojnë nga ky momenti i vështirë që kombëtarja e Polonisë po kalon.