Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi pak orë para sfidës me Izraelin, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të fokusohen për duelin e sontem që luhet në Tel Aviv.
Izraeli dhe Kosova do të përballen sonte në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianit 2024.
Sulmuesi i ‘Dardanëve’ përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se tani është koha për t’u fokusuar.
“Tani është koha për t’u fokusuar. Hajde Kosovë”, ka shkruar asi i klubit spanjoll, Mallorca.
Ndeshja Izrael-Kosova fillon në orën 18:00.