Thomas Tuchel është prezantuar këtë të shtunë si trajner i Bayern Munich.
Tuchel mori drejtimin e bavarezëve pas shkarkimit të Julian Nagelsmann ditën e djeshme, e premte, ndërsa ishte pa skuadër që prej shtatorit kur u largua nga Chelsea.
Duke folur gjatë prezantimit në krye të kampionëve të Gjermanisë, Tuchel theksoi se AND-ja e Bayern-it ka të bëjë me fitoren dhe përkushtimin.
“Kur nënshkruan një kontratë me FC Bayern, është një nder i madh.
Falënderimet e mia, për besimin që treguan tek unë shkojnë për Oliver Kahn, Hasan Salihamidzic, Herbert Hainer dhe Uli Hoeness.
Kur punon jashtë vendit për një kohë të gjatë, bëhesh edhe më i vetëdijshëm për rëndësinë e Bayern. ADN-ja e klubit ka të bëjë me përkushtimin. Bayern ka të bëjë me fitoren, gjithashtu me mënyrën e fitores.
Skuadra është një nga skuadrat më të talentuara dhe më të mira në Evropë. Unë me të vërtetë pres që të ecim përpara me këtë skuadër.”-deklaroi trajneri.